16:07 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Yllka Kuqi kujton me dhimbje e krenari nënën në ditëlindjen e saj

Yllka Kuqi ka kujtuar nënën e saj të ndjerë në ditëlindjen e saj.

Këngëtarja përmes një statusi dhe një fotografie të postuar në llogarinë e saj Instagram, kujton të ëmën të cilën e ka njohur aq pak, por që e ndjen aq shumë mungesën e saj, shkruan Indeksonline.

‘Dje ja festova ditelindjen ? Aq pak kohe kemi kalu bashk e aq pak jemi njofte, sa qe as ne anderr nuk e shof ma e kujtimet gati krejt jane zbeh…Por Dashnia qe m’ka dhane qaq asht e madhe e e pashtjerrshme, aq sa Malli per te i pafund…Ajo asht G’zimi e dhimbja, frymezimi e buzeqeshja jeme cdo dite…Ajo..Dashnia ma e madhe e i Vetmi peng n’jete…jeton n’mu ❤Mami’, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe Yllka sa i përket aspektit profesional muzikor këtë verë lansoi projektin muzikor ‘Je dashnia’ që u pëlqye jashtëzakonisht shumë, ku për dy muaj u klikua afro 6 milion herë në kanalin ‘Youtube’./Indeksonline/