14:15 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ymer Shkreli “në aut”, s’kërkon hise… (!)

Shkruan: Agim Muhaxheri

Maestron e gazetarisë, poetin, romacierin, dramaturgun Ymer Shkrelin e kanë lënë në harresë. Kush s’e përmend. I përmendin ata që kanë lexue një libër e i kanë shkrue tri ! Shkreli, autor i disa librave, gazetari i “Rilindjes” në vitet e 70-ta e dridhte Kosovën me shkrimet e tij si Ngucakeqi… Pas luftës vajti në Zvicër. Thonë: Merret me pikturë… (!) Ai s’kërkon hise… Hise, qelepir kërkon personi B. L. ! Kësaj i thonë hajni, krim…  Ky është turpi, ligësia, poshtërsia, ironia, realiteti ynë i hidhur.

Kush s’e përmend Ymer Shkrelin (1945), gazetarin, poetin, romancierin dhe dramaturgun tonë… Ai pas luftës vajti në Zvicër: Thonë: Merret me pikturë… (!).

Pas luftës dolën shumë shkrimtarë, asi që kanë lexuar një libër e i kanë shkrue tri…

Të jesh shkrimtar është punë e madhe apo jo ?

Shkrimtarëve u hymë në hak…

Ymer Shkreli është autor i librave: “Ditari i hajnit” (1971), “Romanella” (1974), “Fabris” (1975), “Kërkoj dënim me vdekje”  (1970), “Pricesha e Dukagjinit” (1970), “Kthema pranverën time” (1972), “Princi i Bjeshkëve të Nemuna” (1975), “Ditari i Lec Pazhecit” (1979), “Hana po shkon nuse” (1969), “Bali Katravella” (1978), “Njeriu në bisht” (1975), “Vdekja në ajër të pastër” (1978), “Trilogji ilire” (1977), “Kërrasin sorrat mbi qytet” (1978), “Meshari” (1973), “Bima e dreqit” (1981), “Pikëpjekja” (1982), “Teatri plak” (1987)…

Po ashtu  është autor i radio dramave Buzë liqenit (1967) , Bute Bardhi (1975), Lulja e këputur (1978), Rrushja e Rexhës në fund të livadhit (1979), Exdodus (1979); i dramave televizive Vdekja në mënyrë kosovare (1975) Zgjimi i minjëve (1978), Kur tha për një pikë lot (1978); i serialeve televizive Unë jam, ti je, ai është (1974), Lec Pazheci (1976), Turbullira në Bukramira (1978)….

Maestro i gazetarisë, Ymer Shkreli në vitet e 70-ta,  reporteri i gazetës “Rilindja” e dridhte Kosovën me shkrimet e tij si Ngucakeqi… Pushtetarëve ua prishte sehiret, i prekte në “vëllazërim bashkimin”. Dhe shih për këtë e përjashtojnë nga LK-ja. Në këtë gazetë punoi si redaktor i rubrikës së fejtonit dhe në Rilindjen për fëmijë…

Kam kujtime të këndshme me të. E kisha mik dhe koleg të punës.

Pas luftës vajti në Zvicër. Thonë: Merret me pikturë… (!)

Nga ai i kam mësuar fillet e gazetarisë…

Më thoshte: Gazetaria është profesion specifik. Gazetari të zhvishet nga emocionet, ai duhet të jetë i shpejtë, të informojë drejt, saktë, ta godas cakun, t’i përmbahet elementeve të lajmit. Kush e bën lajmin, është gazetar…

Nganjëherë, kur e kërkon nevoja, shëno edhe numrin e shtëpisë… Përse numrin e shtëpisë ? Ngase ajo shtëpi nesër mund të rrënohet… Mbetet fakti. Përmbaju fakteve, citoj burimet. Në temat e nxehta kontakto edhe me palën tjetër, përmbaju parimit “audiatur et altera pars”.

Më 22 shtator 1983 më lind vajza ime. Atë ditë qëlloi në banesën e Ymerit në Prishtinë, e cila gjendej mbi hotelin “Bozhuri”.

Ymeri më përgëzon për lindjen e vajzës.

I them: A ke ndonjë propozim për emër ?

-Po, vëja emrin Ilirika, është emër i mirë, domethënës.

– E gëzoftë, ia kthej mikut.

Vajza ime Ilirika, që rron në Annecy të Francës u thotë të tjerëve: Mua më ka pagëzuar shkrimtari Ymer Shkreli.

P.S. Pushtetarët e zaptuan pallatin e “Rilindjes”. Punonjësit e Gazetës kërkojnë të drejtën në gjyq, kërkojnë hisen – 20%-shin dhe 11 pagat e papaguara (prej muajit maj 1998 – mars 1999). Më 20 prill 2017 bëj kërkesën për kompensimin e pagave.

Pas pagave ngarend edhe personi B.L.

Kush është ai ?

Pas luftës, tipi u fut në “Rilindje”, i mori frenat në dorë. Tha: M’ka çue UÇK-ja…

Ç’kërkon tash ai ? – e pyes ish-arkëtarin Nazmi Rrmokun. Këtij i ra zhetoni, rudhi krahët, qeshi…

Në zyren e avokatit Hamdi Podvoricës nga grumbulli i dosjeve, shoh edhe atë të B.L.

Shkrimtari Ymer Shkreli s’kërkon hise, ndërsa tipi kërkon qelepir. Kësaj i thonë hajni, krim… Ky është turpi, ligësia, poshtërsia, ironia, realiteti ynë i hidhur.