16:19 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Ymeri tregon arsyen se pse nuk duhet të ketë hetim ndërkombëtarë për rastin Dehari [Video]

Deputeti i Kuvendit, Visar Ymeri në fjalën e tij gjatë seancës që po mbahet në interpelancën për, Ramush Haradinaj për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka përmendur disa pa rregullësi të këtij rasti.

Ymeri ka treguar arsyen se pse nuk ka nevojë që për këtë rast të ketë hetim ndërkombëtarë.

Sipas tij, ka pasur shumë deklarata skandaloze ku edhe Ministrja e Drejtësisë ka ndërhyrë në këtë rast, transmeton Indeksonline.

“Nuk mund të presim deri në fund që të na tregoni hetimin ndërkombëtarë për hetimin e Astrit Deharit. Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtarë e dim të gjithë se si ka ndodhur, ka më shumë se një rast me  deklarata të ndryshme skandaloze të ndërhyrjes së Ministres së Drejtësisë në këtë rast. Ka persona që e kanë keq hetu këtë rast që prapë janë të përfshirë në hetimin e këtij rasti, kërkesat janë legjitime dhe racionale”, ka thënë Ymeri./Indeksonline/

Më poshtë vazhdimi drejtëpërdrejtë i seancës së Kuvendit: