10:09 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

“You’ll never walk alone” – Klopp mesazh shprese për lojtarët e ngujuar në shpellë [Video]

Tailanda po kalon situatë të vështirë për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Për pasojë 12 futbollistë të moshës 11 dhe 15 vjeç dhe trajneri i tyre kanë mbetur të bllokuar në një shpellë.

Ekipi i të rinjve janë nisur në një ekskursion në natyrë, por janë bllokuar në shpellë për shkak të baltës dhe dheut që ka rënë në shpellën e gjatë 10 kilometra, transmeton IndeksOnline.

Fëmijët dhe trajneri kanë mbi 10 ditë që janë të bllokuar në shpellë.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka shprehur keqardhjen e tij për këtë rast të rëndë, duke uruar që gjithcka të përfundoj mirë.

“Në emër të të gjithë familjes LFC ju urojmë nga thellësia e zemrës më të mirën” , tha Klopp në një video mesazh dërguar CNN Sport.

“Qëndroni të fortë, ne jemi me ju. Ne jemi duke ndjekur të gjitha lajmet dhe duke shpresuar për çdo sekondë që ju të shihni përsëri dritën e diellit. ” . /IndeksOnline/

Temat: