10:39 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Youtube prezanton standardet e reja

Google ndërmori hapin e dytë brenda një viti me qëllim mbrojtjen e reklamuesve në Youtube nga kanalet që përmbajnë video të dhunshme dhe gjuhë të urrejtjes.

Sipas standardeve të reja Google do të anulojë reklamimin për një numër të madh kanalesh në Youtube, 99% e të cilave gjeneruan më pak se 100 dollarë nga reklamat vitin e kaluar.

Gjithashtu kompania premtoi se do të rishikonte çdo sekondë të videove më popullore në platformë deri në fund të muajit Mars.

Masat e reja vinë për të rritur besimin tek reklamuesit. Mese 250 reklamues tërhoqën reklamat e tyre nga Youtube vitin e kaluar kur mësuan se ato shfaqeshin në video me përmbajtje ekstremiste.

Shumë marka u tërhoqën nga Youtube ndërsa emrat e tyre shfaqeshin në titujt e lajmeve. Disa prej markave ishin Mondelez dhe HP.

Duke filluar nga data 20 Shkurt krijuesit e videove duhet të tërheqin përdoruesit për të parë të paktën 4,000 orë klipet e tyre brenda 12 muajsh dhe të kenë një bazë prej 1,000 ndjekësish nëse duan të përfitojnë nga reklamimi.

Në Prill të vitit të kaluar kërkohej që krijuesit të kishin të paktën 10,000 ndjekës por pa ndonjë kufi shikimesh.

Rasti më i fundit ku video me një gjuhë të papërshtatshme përmbanin reklama ishin krijuar nga blogeri Logan Paul. Youtube menjëherë ndërpreu marrëdhëniet me të nisur nga reagimi i ashpër publik që mori.