19:57 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Youtube tregon shifra marramendëse të përdoruesve

Youtube ka treguar shifrat e fundit të përdoruesve të cilat janë tejet të larta. Drejtoresha e kompanisë, Susan Wojcicki, thotë se 1.8 miliardë përdorues të regjistruar po shikojnë video në platformë çdo muaj.

“Pa llogaritur përdoruesit që shikojnë Youtube pa patur llogari, ne kemi 1.8 miliardë përdorues të regjistruar” ka thënë Wojcicki.

Drejtoresha ka njoftuar se do ketë ndryshime si një opsion për fëmijët e YouTube për videot e kuruara nga individë profesionistë dhe një premtim për të punësuar 10,000 moderatorë./Indeksonline/

Temat: