16:22 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zagrebi, qyteti më relaksues në Ballkan

Për ata pushues të cilët preferojnë gjumin dhe relaksin, duhet të marrin në konsideratë një qëndrim të shkurtër në kryeqytetin e Kroacisë.

Zagrebi është i vetmi qytet në Ballkanin perëndimor që renditet në pesë qytetet “më relaksuese” në Evropë, sipas një renditje të re të përpiluar nga operatori i pushimeve në Mbretërinë e Bashkuar ‘Spaseekers’ .

Zagrebi renditet në vendin e pestë, pas Kopenhagës, Tallin, Helsinkit dhe Luksemburgut, duke u vlerësuar pas një kombinimi kriteresh.

Ato përfshijnë dendësinë e popullsisë, afërsinë dhe gjatësinë e bregdetit, transportin publik, gjendjen dhe biznesin e aeroportit dhe anketat lokale të lumturisë.

Bullgarët mund të jenë të mërzitur pasiqë kryeqyteti i tyre vlerësohet si destinacioni më i keq për pushime të shkurtra në të gjithë Evropën. /IndeksOnline/