09:31 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Zakonet e çuditshme të miliarderëve që kurrë nuk i shmangën

Të qenurit origjinal është veçori e pak personave, sidomos e atyre që në llogaritë bankare posedojnë miliona e miliarda, transmeton Indeksonline.

Për disa miliarderë kjo do të thotë veshësh xhinse dhe bluzë, të ngasësh një Toyota apo Volksëagen, e shpesh herë edhe të injorosh dëshirën për të pasur një avion privat e një shtëpi pushimi luksozë.

Njerëzit më të pasur në botë që shumica prej nesh i njohim çuditërisht janë shumë kursimtar.

Disa prej tyre jetojnë në po të njëjtat shtëpi që kanë blerë qysh moti, të tjerët hanë ushqim e pinë kafe në zyre bashkë me punonjësit e tyre.

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon
Ai posedon 109 miliardë dollarë por ende vozitë një Honda.
Ai mund të jetë personi më i pasur në tokë, por që nga viti 2013 ai posedon të njëjtën veturë. Ai madje në një intervistë televizive ka lavdëruar makinën e tij.

Ëarren Buffet, CEO i Berkshire Hathaëay

Ka pasuri prej 91.7 miliardë dollarësh dhe jeton në të njëjtën shtëpi që e bleu në vitin 1958 për 31.500 dollarë.

Mark Zuckerberg, CEO i Facebook

Ka gjithsej 74.2 miliardë dollar por i qëndron besnik Volksëagen. Ai dhe gruaja e tij bëjnë një jetë krejt të thjeshtë, duke përdorur vetëm një lloj bluzash.

Carlos Slim Helu, themeluesi i Grupo Carso

Posedon 66.5 miliardë pasuri por kjo nuk i ka penguar që të jetojë në të njëjtën shtëpi me gjashtë dhoma gjumi për më shumë se 40 vite.

Ai është personi më i pasur në Meksikë, por kjo nuk i pengon që të lërë luksin anash. Ai vozit një Mercedes Benz të vjetër.

Amancio Ortega, pronari i ZARA

Ky person posedon 75.6 miliardë pasuri por kjo nuk ia ndalon që shpesh herë të hajë drekë me punonjësit e tij në lokalet e ZARA-s./Indeksonline/

Temat: