14:49 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Zakonet që po shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve tuaj

A e dini se smalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trupin e njeriut? Ajo luan një rol jetësor në mbrojtjen e dhëmbëve nga dëmtimi i mundshëm. Megjithatë, ne shpesh dëmtojmë smaltin nëpërmjet disa zakoneve të këqija të cilat po ua paraqesim më poshtë.

Mos trajtimi iaciditetit. Ushqimet që shkaktojnë aciditet dhe mos trajtimi i aciditetit është një ndër shkaktarët e erozionit të smaltit të dhëmbëve, transmeton Indeksonline.

Konsumimi i shumë frutave citrike. Konsumimi i tepërt i ujit me limon apo i frutave që kanë përmbajtje të lartë citrike nuk i bënë mirë dhëmbëve. Sidomos limoni, është ndër ato që i shkaktojnë më së shumti dëm smaltit të dhëmbëve.

Turshitë. Janë gjithashtu ndër shkaktarët më të mëdhenj të problem me dhëmbë.

Pijet e gazuara. Tashmë dihet botërisht se pijet e gazuara kanë përmbajtje të lartë të sheqerit dhe ky i fundit është ndër shkaktarët më të mëdhenj të problemeve me dhëmbë.

Vera e kuqe. Nëse e konsumoni në mënyrë të tepruar, ajo dëmton shumë smaltin e dhëmbëve tuaj. Nëse jeni konsumues i rregullt i verës së kuqe, të paktën përpiquni që të mbani higjienën e dhëmbëve duke i pastruar ata sa herë që konsumoni verë.

Vjellja. Nëse villni shpesh, kjo shkakton aciditet të tepërt në stomak dhe siç thamë edhe më sipër, aciditeti është ndër shkaktarët më të mëdhenj të problem apo ndër dëmtuesit më të mëdhenj të smaltit të dhëmbëve./Indeksonline/