12:40 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Zayn Malik i marrë pas Gigi Hadid! Bën sytë e saj tatuazh (Foto)

Ditë më parë këngëtari i njohur Zayn Malik festoi ditëlindjen! Ai mbushi 25 vjeç, ndërsa nuk kishte se si të mungonte edhe urimi i të dashurës së tij Gigi Hadid.

Modelja me famë botërore zgjodhi fjalët më të mira në këtë datë të veçantë:

“E dua këtë njeri më shumë sesa mund ta shpreh me fjalë dhe frymëzohem nga qëllimi i tij për të qenë dhe për të bërë më mirë çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen Zayn im. Jam krenare që jam krah teje”, shkruante Gigi.

Por në mesin e postimeve të modeles, ndjekësit kanë vërejtur një detai të këngëtarit. Ai në një video kishte tatuazh dy sy që ngjajnë në ata të Gigi-t, shkruan Indeksonline.

Por i pyetur nëse këta sy janë të të dashurës së tij, ai nuk ka dashur të prononcohet./Indeksonline/

 

birthday boogie ???? @zayn

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on