17:45 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Zbrazet e gjithë salla, largohen edhe deputetët e Vetëvendosje (Video)

Është zbrazur e gjithë salla e Kuvendit të Kosovës pasi tashmë deputetët e mbetur të Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën pas kërkesë së arritur nga Forenzika e Policisë së Kosovës.

Kjo u bë pasi në sallë arritën pjesëtarë të sigurimit të Parlamentit të Kosovës dhe deputetët u larguan. Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje lëshuan gaz lotsjellës sot për katër herë me radhë teksa Policia e Kosovës ka shoqëruar pesë deputetë me urdhër të Prokuroritë të Shtetit,shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që tashmë Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur në mënyrë që të vendoset kur të rinisë sërish seanca e jashtëzakonshme për votimin e demarkacionit./Indeksonline/