18:30 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zbulimi i Botërorit shkon në Bayern Munchen?

Benjamin Pavard mund të bëhet futbollisti më i ri i Bayern Munchen.

Pavard ishte befasia i këtij Kampionati Botëror “Rusi 2018”, pasi la në bankën rezervë yje të mëdhenj francez duke luajtur në tërë ndeshjet e Kombëtares së Francës, shkruan IndeksOnline.

Sipas “SWR”, Pavard ka nënshkruar kontratë me Bayernin dhe pritet që në vitin 2019, t’i bashkohet atyre.

22-vjeçari është pjesë e Stuttgartit, dhe ka një klauzolë deri në 35 milionë euro./IndeksOnline/