11:48 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Zbulohen detaje të kontratës së Neymar me Nike, shifrat bombastike

Mediat braziliane kanë zbuluar detaje të reja nga kontrata e Neymar me gjigantin sportiv, Nike. Kontrata përfshin më shumë bonuse për sukseset individuale, se sa ato të skuadrës. Nëse PSG shpallet kampion në Francë, Neymar do të marr 1 milion dollar.

Nëse shpallet lojtari më i mirë në Francë, ai do të paguhet 4 milionë dollarë.

Nëse shpallet golashënuesi më i mirë në Kamionatin Botëror, Neymar do të përfitojë 200 mijë dollarë ndërsa nëse Brazili shpallet kampion, ylli brazilian merr 50 mijë dollarë.

Topi i Artë do t’i sillte më së shumti përfitime Neymarit pasi që lojtari do të shtonte xhirollogarinë me 6 milionë euro./Indeksonline/

MATERIAL DEPORTIVO DE NEYMAR

Temat: