21:02 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zbulohen pagat e gazetarëve të BBC-së

Një nga televizionet më prestigjioze në botë, publikon listën e pagave ku nga 20 më të paguarit në BBC, 12 të parët janë meshkujt, pastaj 8 të fundit gratë.

Rroga më e lartë për këtë vit është e Gary Lineker, që paguhet me miliona paund, ndërsa Claudia Winkleman është gruaja më e paguar dhe merr 370,000-379,999£.

Gary Lineker

Ish futbollisti profesionist anglez dhe moderator sportiv në BBC, Gary Lineker është më i paguari në botë. Paga e tij është 1.750.000-1.990.000£.

Chris Evans

Chris Evans është prezantues, biznesmen, producent radioje dhe televizioni , dhe zë vendin e dytë si më i paguari dhe merr një shumë prej 1.660.000- 1.669.999£.

Graham Norton

Graham Norton është prezantues, komedia, aktor dhe shkrimtar irlandez, me seli në Mbretërinë e Bashkuar. Paga e tij varijon nga 600.000- 609.999£.

Stive Wright

Stive Wright është moderator anglez, i vlerësuar gjerësisht për krijimin e formatit të tij të kopshti zoologjik në BBC. Paga e tij është 550.000- 559.999£.

Huw Edwards

Huw Eduards është spiker lajmesh dhe prezantues. Rroga e tij varijon nga 520.000- 529.999£.

Jeremy Vine

Jeremy Vine është prezantues dhe gazetar. Paga e tij varijon nga 440.000- 449.999£.

Nicky Campbell

Nicky Campbell është një prezantues radioje dhe gazetar skocez. Ai merr një pagë prej 410.000- 419.999£.

Alan Shearer

Alan Sherarer është një futbollist anglez i dalë në pension. Ka qenë një nga lojtarët më të mirë sulmues. Ai është moderator sportiv i emisionit “Match of the Day”. Paga e tij është 410.000- 419.999£.

Nick Grimshaw

Nick Grimshaw është prezantues në televizion dhe radio, gjithashtu është i njohur për shfaqjen e tij në BBC Radio 1 dhe është prezantues në Radio 1 Breakfast Show që në 2012. Paga e tij është 400.000- 409.999£.

John Humphrys

John Humphrys është moderator, që nga 1982-1987 ai ka qenë spikeri kryesor i lajmeve në BBC News. Sot ai drejton një program në BBC Radio 4. Paga e tij është 400.000- 409.999£.