22:33 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbulohen specifikimet e plota të Nokia X

Telefoni Nokia X pritet zyrtarisht më 16 maj, edhe pse pajisja në fillim të këtij muaji ishte prezantuar në Pekin, ku HMD Global ua mundësoi të gjithëve ta shohin dhe ta provojnë.

Fatkeqësisht, kjo ngjarje nuk ishte e hapur për publikun, kështu që detajet mbi specifikimet e pajisjes nuk ishin të disponueshme. Megjithatë, telefoni është vërtetuar tashmë nga agjencia Tena, e cila zbulon se çfarë lloj hardueri posedon.

Nokia X është një telefon i segmentit të mesëm dhe është modeli i parë do të ketë prerje në ekran.

Ai vjen me një ekran 5.8 inç FHD + (2280 x 1080p) dhe një bateri 3000mAh. Telefoni do të ketë një procesor 8-GHz 8-core, me 3GB, 4GB ose 6GB RAM, 32GB dhe 64GB hapësirë ruajtje, dhe një microSD për memorie të brendshme.

Në anën e pasme ka një sistem 16MP me dy kamera. Nokia X do të përdorë sistemin operativ Android 8.1.0 dhe do të jetë në dispozicion në variantet e zinj, blu dhe argjend.

Temat: