12:43 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Zbulohet arsyeja banale e sherrit mes Rihannës dhe të dashurit të saj (Foto)

Para pak ditësh u përhapën fotografitë ku Rihanna shfaqej me të dashurin, e përmes tyre dukej se janë duke debatuar.

Por ajo dhe Hassan Jameel duket se nuk i kanë marrëdhëniet e këqija sic duket, apo të paktën nuk po debatojnë për një çështje jetike në lidhjen e tyre.

Kështu ka thënë Rihanna tërthorazi përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, transmeton Indeksonline.

Prishen marrëdhëniet mes Rihannës dhe biznesmenit mysliman?! (Foto)

Në këtë imazh shohim një luan dhe luaneshë teksa shihet se po debatojnë, ngjashëm me Rihannën dhe Jameel.

“Kur ti mendon se di më shumë për futbollin” ka shkruar Rihanna në këtë fotografi.

Përndryshe, u raportua disa herë për ndarje por këto spekulime nuk u komentuan asnjëherë nga çifti./Indeksonline/

-640-0-5b47160b249eb.png