10:45 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

‘Zbulohet’ arsyeja e ardhjes së Tolgahan në Shqipëri

U bënë tashmë 11 javë që çdo të premte mbrëmjen tona shoqërohen nga spektakli i kërcimit “Dancing with the stars”.

Në natën finale, një surprizë e pret të gjithë publikun. Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, bashkëshorti i moderatores Almeda Abazi, do të jetë i ftuari special i mbrëmjes. Pritet që çifti të ngjitet në skenë për të provuar ethet e një kërcimi dashurie.

Ndërkohë, konkurrenca vazhdon për 6 finalistët: Kristit, Aulonës, Sonit, Landit, Amosit dhe Viktorit.