16:57 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zbulohet biseda e nxehtë e Messit me Sampaolin, pas debaklit nga Kroacia

Gazetari argjentinas, Ariel Sanosia ka zbuluar bisedën e tensionuar të Leo Messit me ish selektorin Sampaoli pas debaklit nga Kroacia. Pjesë e takimit ishin dy yjet, Messi e Mascherano, bashkë me Sampaolin dhe dy asistentët e tij, Sebastian Beccacece e Lionel Scaloni.

“Ne nuk mund të marrim më atë që ju e thoni. Asnjë futbollistë më nuk beson në ju. Ne duam të ndryshojmë këtë situatë” i ka thënë Messi, Sampaolit.

Pas gjysmë ore takim me tensione, në takim kishe ardhur edhe Claudio Tapia, kryetar i Federatës së Futbollit të Argjentinës.

Në fund u arrit konsensusi që lojtarët ta bënin formacionin për ndeshjen me Nigerinë dhe ishte Mascherano lojtari që iu besua ky rol, që mori OK edhe të Sampaolit./Indeksonline/