23:33 / E Martë, 19 Qershor 2018

Zbulohet dëshira e vetme e Anthony Joshuas

Sfida ndaj Deontay Wilder është dëshira e vetme që Anthony Joshua ka, ndaj i ka vendosur ultimatum menaxherit të tij Eddie Hearn që të bëjë gjithçka e mundur që kjo përballje mes dy kampionëve të botës në peshën e rëndë të realizohet sa më shpejt.

Lajmin e ka konfirmuar vetë menaxheri i boksierit britanik, që ptej kohësh ka nisur bisedimet me stafin e kampionit amerikan dhe parimisht palët kanë rënë dakord.

Pasi më 15 shtator është konfirmuar sfida mes Golovkin dhe Alvarez, palët po shohin mundësinë që kjo sfidë të zhvillohet në tetor ose nëntor, në Britaninë e Madhe.

“Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për t’i dhënë Anthony këtë duel të madh. Ai është një boksier profesionist dhe ka punuar shumë për të ndërtuar këtë karrierë të madhe, ndaj shohim me optimizëm përpara. Nuk do të afrojmë duelin me Wilder për shkak të sfidës Golovkin-Alvarez, pasi kështu do të rrezikonim gjithçka. Gjithçka do të zhvillohet në momentin e duhur”, tha Hearn.

Më tej, duke folur për këtë sfidë të madhe, menaxheri shtoi: “Unë mendoj e veproj në një mënyrë pak më reale. Tetori e nëntori janë zgjidhjet e mundshme dhe stadium “Wembley” është vendi ideal për një duel të tillë. Ne jemi gati të firmosim që tani kontratën. Të dy boksierët thuajse kanë dueluar në të njëjtën periudhë herën e fundit, ndaj do të gjejmë një zgjidhje optimale për të gjithë. Ne po përgatitemi për sfidën e madhe”, deklaroi Eddie Hearn.

Temat: