16:53 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zbulohet emri, ky është drejtori i ri i Policisë së Tiranës

Lëvizjet e fundit në Policinë e Shtetit kanë prekur edhe Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për emërimin e drejtorit të ri të uniformave blu të kryeqytetit.

 Burimet nga policia thanë se Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur disa lëvizje pas marrjes së detyrës.

Në krye të Policisë së Tiranës është emëruar Kastriot Skënderi, që deri më tani mbante detyrën e Drejtorit të Policisë së Gjirokastrës.

Kastriot Skënderi, nga data 26 gusht 2015 ka qenë Drejtor i Policisë së Gjirokastrës.

Më pas ai ka mbajtur detyrën e kreut të Policisë së Kufirit në Tiranë.