15:34 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / B O

Zbulohet enterieri i Lamborghini Urus [Foto]

Jemi rreth tre javë larg debutimit zyrtar të Lamborghini Urus, ndërsa imazhet e brendshme të këtij SUV-i tashmë kanë dalë në internet.

Imazhet zbulojnë pultin e modelit të ri i cili përmban teknologjië të fundit të VW Group, të përziera me konfigurime të kompanisë italiane.

Ashtu si brezi i fundit i Audi A8 dhe A7 , Lamborghini Urus bën përdorimin e dy ekraneve dixhitale, një për qëllime infotainment dhe një për kontrollet HVAC, ndërsa edhe opsionet tjera të shoferit janë dixhitale, ashtu siç edhe pritej.

Ky Lamborghini do të ketë një motor tuin-turbo V8 me 650 kuajfuqi. Urus do të zbulohet me 4 dhjetor, ndërsa dërgesat e para pritet të fillojnë në mes të vitit 2018. /IndeksOnline/