23:35 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet formacioni i “shpresës” për Argjentinën (FOTO)

Argjentina do ta luaj kartën e fundit për të shpresuar që të kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Me një humbje dhe një barazim, skuadra e Lionel Messit është pranë një disfate historike, shkruan indeksonline.

Sampaoli do të bëjë disa ndryshime në formacion për të shpresuar në fitore ndaj Nigerisë.

Në këtë ndeshje, në qendër të sulmit do të jetë Gonzalo Higuain në vend të Aguerros që startoi në dy ndeshjet e para.

Kujtojmë që fati i Argjentinës, përveç fitores do të varet edhe nga ndeshja Kroaci – Islandë. /IndeksOnline/