Zbulohet madhësia e baterive të iPhonëve të ri
Për arsye të panjohura, Apple kurrë nuk liston kapacitetin e kujtesës RAM ose madhësinë e baterisë për pajisjet e tij.
Kjo është arsyeja pse në zbulimin e iPhone XS, XS Max dhe XR nuk u dhanë këto detaje.
Por, agjensia kineze e informacionit, TENAA ka zbuluar detaje për madhësinë e baterive.
Detajet janë këto:
iPhone XS : 2,658 mAh bateri, 4GB RAM
iPhone XS Max : 3,174 mAh bateri, 4GB RAM
iPhone XR : 2,942 mAh bateri, 3GB RAM./Indeksonline/