21:09 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zbulohet nëse Rabiot do të transferohet te Liverpooli në janar

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk do ta transferojë Adrien Rabiot pavarsisht të ardhmes së tij të paqartë në PSG.

Liverpooli u përforcua në mesfushë me ardhjet e Fabinhos dhe Naby Keitas nga Monaco, respektivisht RB Leipzig.

Pavarsisht kësaj, mediat e kishin lidhur Liverpoolin edhe me Rabiot, i cili mund të largohet në janar nga Parisi.

Megjithatë, Goal shkruan se RAbiot nuk do të transferohet te Liverpooli apo te ndonjë klub tjetër i Premier Leagues, transmeton IndeksOnline.

Liverpool news PSG Adrien Rabiot

Muajin e kaluar, zërat për transferimin e Rabiot te Liverpooli ishin bërë të shpeshta, megjithatë kjo duket se nuk do të ndodhë.

Dhe Barcelona mund të përfitojë nga kjo situatë, ku katalunasit e duan lojtrin si alternativë për Paul Pogban./IndeksOnline/