12:36 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zbulohet paga e majme e Marchisios te Zeniti

Ish-ylli i Juventusit, Claudio Marchisio raportohet se do të fitojë rreth 6 milionë euro për sezon në Rusi pasi iu bashku Zenitit.

Reprezentuesi italian shkëputi kontratën e tij me ”Zonjën e Vjetër” në një marrëveshje të përbashkët këtë verë.

Te Juventusi, Marchisio ka luajtur që nga mosha 7-vjeçare, transmeton IndeksOnline.

Dje është konfirmuar zyrtarisht se ai do ta vazhdojë karrierën në Rusi, dhe tashmë janë zbuluar disa nga detajet e kësaj marrëveshje.

Marchisio pritet të fitojë 6-6.5 milionë euro për sezon, teksa në kontratë ai ka të përfshira edhe bonuset për ndeshjet e zhvilluara.

Kjo nënkupton se për aq kohë sa ai mundet ta përmirësojë gjendjen e tij fizike, 32-vjeçari mund të ketë ngritje në pag./IndeksOnline/