15:02 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Zbulohet pllaka e “Shtëpisë-Shtab të UÇK-së”

Për nder të muajit të lavdisë dhe krenarisë kombëtarë, 5,6,7 marsit “Epopesë së UÇK-së në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e dhënë në luftën e fundit nga familja Thaçi, u bë zbulimi i pllakës së Shtëpisë-Shtab të UÇK-së, në të cilën luftëtarët e UÇK-së qëndruan gjatë luftës çlirimtare.

Zbulimi i pllakës u bë nga përfaqesues të organizatës së OVL UÇK-së dega në Malishevë dhe përfaqësues nga qendra e OVL UÇK-së, nga Prishtina.

Përfaqësuesi i Shoqatave të dalura nga lufta Metush Kryeziu tha se ky vend është shumë i rëndësishëm për luftën çlirimtare të Kosovës. “Këtu jemi mirëpritur nga familja Thaçi dhe kemi pasur një përkujdesje si në familjet tona”, tha ai.

Këtë ceremoni e nderoi edhe prania e bashkluftëtarit nga zona e Dukagjinit Pren Marashi. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).