11:34 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbulohet pllaka përkujtimore e ish ushtarit të shquar, Zahadin Krasniqit

Me rastin e trevjetorit të shkuarjes në amshim të komandantit të “Ujqërve të Sharrit”, Zahadin Krasniqit, sot u bë zbulimi i pllakës përkujtimore.  Të pranishëm ishin edhe komandanti , Fadil Hadërgjonaj, si dhe deputeti aktual në kuvendin e Kosovës, Anton Çuni.

Ceremonia përkujtimore u zhvillua në varrezat e fshatit Brezne, aty ku edhe prehet tash e tre vjet luftëtari i mirënjohur nga Opoja, Zahadin Krasniqi.
Kompania “Ujqit e Sharrit”, që drejtonte Krasniqi, ka vepruar në kuadër të Brigadës 138 të UÇK-së “Agim Ramadani”.

Këtë fakt dhe për veprën e Krasniqit shpalosi shumë kujtimi komandanti Hadërgjonaj, ndërsa e bija e Krasniqit i recitoi një poemë, mes lotësh dhe emocioneve, gjë që i preku edhe bashkëluftëtarët e të ndjerit dhe të pranishmit e shumtë në këtë ceremoni. Për ta nderuar njërin nga luftëtarët më të shquar të asaj ane, nuk gjetën kohë zyrtarët komunal të Dragashit.