07:08 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zbulohet pse pastrimi i shtëpisë është i dëmshëm për femra dhe jo për meshkujt

Pastrimi i shtëpisë është i dëmshëm për mushkëritë e femrave njësoj sikur të pishë një pako cigare në ditë, tregon një studim.

Por, përdorimi i produkteve për pastrim nuk ka të njëjtin efekt te mushkëritë e meshkujve, ka treguar studimi.

Studiuesit kanë vlerësuar mushkëritë e 6.235 femrave dhe burrave në 22 qendra dhe i kanë kontrolluar ato vazhdimisht për 20 vjet, transmeton KosovaPress.

Ata sugjerojnë se kjo mund të jetë për shkak se mushkëritë e meshkujve janë më pak të ndjeshme ndaj ndikimit të kimikateve të pastrimit.

Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se mushkëritë e meshkujve janë më rezistuese ndaj dëmtimeve nga irritues të ndryshëm duke përfshirë tymin e duhanit dhe pluhurin e drurit.