16:44 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zbulohet se çfarë CR7 i tha gjyqtarit pas kartonit të kuq mbrëmë

Cristiano Ronaldo ka protestuar në drejtim të gjyqtarit, Felix Brych pasi ky i fundit e përjashtoi portugezin me karton të kuq mbrëmë.

Ronaldo përfundoi në lot pasi Brych vendosi ta përjashtojë nga loja pas një konfrontimi me mbrojtësin e Valencias, Jeison Murillo.

Ish-anëtari i Real Madridit mbeti i trishtuar nga ky vendim i gjyqtarin, të cilin në fillim nuk e pranoi, megjithatë ai u detyrua ta lëshonte fushën, transmeton IndeksOnline.

Dhe besohet se superylli portugez i tha Brych:” Nuk kam bërë asgjë”.

Ishte kartoni i kuq i parë për Ronaldon në 154 paraqitje në Champions League dhe ai mund të mungojë në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit në ”Old Trafford”.

Automatikisht, ai është pezulluar me një ndeshje mos lojë, gjë e cila nuk mund të apelohet. Kjo nënkupton se Ronaldo definitivisht do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Young Boys më 2 tetor.

Por, paneli disiplinor i UEFA-s mbetet të shihet nëse do të vendosë për një pezullim më të rëndë për Ronaldon./IndeksOnline/