14:08 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet se cila ndeshje e La Ligas mund të zhvillohet për herë të parë në Amerikë

La Liga është duke i konsideruar disa mundësi për planet e saj për ndeshjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ndeshjen, Real Betis – Barcelona që mund të jetë ndeshja e parë inaguruese.

Ndeshaj, e cila planifikohet të zhvillohet më 17 mars është njëra prej atyre që mund të jetë ndeshja e parë e La Ligas që do të zhvillohet jashtë Spanjës.

Megjithatë, është gjithashtu një plan, i cili mund të komplikohet nëse skuadra e Quique Setien kualifikohet në çerekfinalen e Europa Leagues, transmeton IndeksOnline.

Që ta bëjë këtë situatë më komplekse, është gjithashtu një javë që vjen pas pushimit internacional, i cili e bën këtë opsion edhe më të vështirë.

Për çdo rast, gjithçka mbetet e paqartë dhe detajet tjera priten të zbulohen në ditët e ardhshme./IndeksOnline/