20:06 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zbulohet shifra që do të marrin lojtarët e Francës pas Botërorit “Rusi 2018”

Franca fitoi një shumë të majme parash, pas triumfit në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Kombëtarja e Francës fitoi 4 me 2 ndaj Kroacisë, në finalen e madhe të Botërorit, shkruan IndeksOnline.

“Gjelat” fituan plotë 32 milionë euro, të cilët FIFA do t’ia dhurojë Federatës së Futbollit të Francës.

Në total, do të ndahen 9.6 milionë euro në 27 persona (23 lojtarë dhe 4 pjesëtar të stafit).

Pra, lojtarët do t’i marrin nga 355 mijë euro secili./IndeksOnline/