18:57 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zbulon se i kishte të ndaluara gjërat e kuqe – sepse babai i tij e urrente Man Unitedin

James Milner e kishte të ndaluar të vishej kuq si i ri pasi që babai i tij e urrente Manchester Unitedit.

Milner është në formën më të mirë te Liverpooli, teksa ai e ka ndihmuar skuadrën drejt fitores së gjashtë në po aq ndeshje këtë sezon.

Megjithatë, ishte njëherë një kohë ku ai nuk mund të vishej asnjëherë në të kuqe.

Milner është tifoz i Leeds United që nga fëmijëria dhe pasi vjen nga akademia e Elland Road, u bë edhe golashënuesi më i mirë i ri i klubit.

”Natyrisht se tifozët e Leeds e urrejnë Man Unitedin, kështu që e kuqja ishte e ndaluar tek unë”, tha Milner për FourFourTwo.

”Nuk kisha asgjë në të kuqe dhe herën e parë kur vesha diçka të tillë, ishte për Anglinë. Babai im u tallë me mua kur kalova te Liverpooli dhe ishte i lumtur edhe pse duhej ta vishja fanellën e kuqe”.

”Ishte zhgënjyese që nuk luajta shumë për Leeds, por aq sa luajta, ishte speciale”, shtoi mesfushori anglez./IndeksOnline/