18:11 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Zeka-deputetëve: Ta votojmë demarkacionin për inat të Listës Serbe, t’ua plasim zemrën

Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi duhet të votohet për inati të Listës Serbe.

Ai ka theksuar se është e padrejtë që qytetarët e Kosovës të mbesin të izoluar vetëm pse serbët nuk po e votojnë, raporton Indeksonline.

Ja një pjesë e fjalimit:

Për inati të Listes Serbbe duhet ta votojmë këtë marrëveshje, e cila po e trajton Kosovën si vend armiqësor.

E kemi dreqin rreth këmbëve, na ka rënë dreqi kojshi dhe nuk kemi çka të bëjmë.

Është absurde që Lista Serbe ta bllokoj Kosovën, ta izoloj Kosovën dhe të luaj me kartat më të tmerrshme sepse kanë pasaporta të Serbisë dhe lëvizin lirshëm për vete.

Po të isha në vendin e juaj pikërisht për inati të Listës serbe ta votoj, sepse do të rishikohet marrëveshja dhe kufiri, e nëse qeveria nuk sillet serioze në drejtim ë përmirësimit të marrëveshjes, atëherë të jeni të bindur se Nisma do të bashkohet me ju dhe do ta rrëzojmë qeverinë. Ta votojmë demarkacionin dhe t’ua kupim zemrën serbëve. /Indeksonline/