12:08 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Zeniti zyrtarizon largimin e Roberto Mancinit (Foto)

Roberto Mancini do të largohet përfundimisht nga Zeniti.

Trajneri italian sot do të largohet përfundimisht nga ekipi rus, transmeton IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Zenit përmes faqes zyrtare.

“Zeniti dhe Roberto Mancini kanë rënë dakord për një fund të hershëm të kontratës”, shkruhet në faqen e klubit rus.

Mancni iu bashkua Zenitit në vitin 2017. Ai menaxhoi klubin në afro 44 ndeshje zyrtare duke sjellë 21 fitore, 13 barazime dhe 10 humbje.

Largimi i Mancinit nga Zeniti, vetëm sa e zyrtarizon atë trajner të Kombëtares së Italisë.

Ndeshja e fundit e Mancinit me Zenitin zhvillohet sot nga ora 13:00, ku si kundërshtar do të jetë SKA Khabarovsk./IndeksOnline/