20:15 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zëvendëskancelari austriak: Veriu e ka të drejtën e vetëvendosjes

Njohja e Kosovës është çështje e brendshme e Serbisë dhe nuk duhet bërë presion ndaj shtetit serb që ta bëjë një gjë të tillë, ndërsa veriu i Kosovës duhet ta gëzojë të drejtën e vetëvendosjes.

Kështu është shprehur zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache para vizitës së tij në Beograd.Sipas tij, për veriun e Kosovës një zgjidhje e pëlqyer do të ishte “e drejta e vetëvendosjes”.

“Natyrisht për këtë temë nevojiten negociata të gjata dhe të ndërlikuara. Mua më duket se Prishtina është shumë e paarsyeshme në këtë temë”, përfundoi ai.

Ai gjithashtu u shpreh se shtetit i tij duket të jetë neutral në raportin Kosovë-Serbi. “Besoj që njohja e Kosovës është vendim që i takon Serbisë. Austria do të duhej të kishte një ndërmjetësues si shtet neutral”, tha Strache për të përditshmen serbe “Politika”. Ai shpreson që do të arrihet një kompromis në mes të Beogradit dhe Prishtinës në dialogun e Brukselit.

“Ne duam pajtim, demokraci dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është anëtarësimi në BE”, thekson Strache.

http://www.mia.mk/en/Inside/RenderSingleNewsNewsCategory/82/134104801 http://www.krone.at/1637677- Strache: „Der Kosovo ist ein Bestandteil Serbiens“