10:55 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zëvëndëskryeministri Hoxhaj tregon se kur hiqen vizat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj me rastin e arritjes së marrëveshjes së re për demarkacion mes Kosovës dhe Malit të Zi, është shprehur se e drejta e mohuar e qytetarëve prej tri vitesh po rikthehet për ti hapur rrugë lëvizjes pa viza në Evropë gjatë këtij viti.

Hoxhaj është shprehur i lumtur dhe falënderues që bashkë me miqtë malazez përmbyllën nënshkrimin e kësaj çështje, shkruan Indeksonline.

Postimi i tij i plotë:

FESTA E PAVARËSISË merr kuptim tjetër sot pas lajmit për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanović për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit. Një e drejtë e mohuar për të gjithë qytetarët e vendit që prej tre vitesh po rikthehet për ti hapur rrugë lëvizjes tonë pa viza në Evropë gjatë këtij viti. Personalisht, jam angazhuar me tërë qenien time gjatë këtyre viteve për të mos ekzistuar një pengesë e tillë. I lumtur dhe falënderues që u dakorduam së bashku me miqtë tanë malazez këto ditët e fundit për nënshkrimin e kësaj deklarate e cila do ti hap rrugë Kuvendit të Kosovës që ta ratifikoj marrëveshjen për demarkacionin dhe ta mbyllim këtë temë sa më herët.