17:20 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zëvendësministri Selami Shkodra priti në takim përfaqësuesit e EMCDDA

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra priti në takim përfaqësuesit e lartë të Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Substancave Narkotike (EMCDDA).

Në këtë takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e luftimit të drogave dhe substancave psikotrope. Po ashtu u diskutua edhe nevojën e themelimit, ngjitjes dhe funksionalizimin e opservatorit në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim të evidentimit dhe raportimit në kohë reale për drogat, llojet e drogave, masat, evidencat dhe raportet tjera në fushën e drogave.

Përfaqësuesit e EMCDDA u shprehën të gatshëm se do të vazhdojnë të mbështetin MPB-në. Ata vunë në dukje se do të vazhdojnë të mbështesin në kuadër të zhvillimit të politikave përmes ekspertëve të ndryshëm dhe ndihmën në luftimin e drogave.