11:45 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Zgjedhjet parlamentare në Hungari

Hungarezët filluan sot zgjedhjet parlamentare ku kryeministri në ikje, Viktor Orban shihet si favoriti kryesor i cili përgatitet për të marrë një mandat të tretë radhazi në krye të qeverisë.

Rreth 7,9 milionë hungarezë pritet të marrin pjesë në këtë votim që filloi në orën 06:00 dhe do të zhvillohet deri në orën 19:00.

Sipas sondazheve Orban pritet të fitojë me një avantazh prej 20-30%, i cili në vitet 2010 dhe 2014, me një fushatë të përqendruar mbi kërcënimin që përbënte migracioni, arriti të fitonte dy të tretat e Parlamentit.

Nga ana tjetër, opozita, që garon e përçarë, përqendroi fushatën e saj mbi fuqinë blerëse të ulët pavarësisht se papunësia është në nivelet më të ulëta (3,8%).