13:35 / E enjte, 12 Tetor 2017

Ahmeti mbikëqyr çerdhen që po ndërtohet në Vranjefc, tregon kur do përfundojë (Foto)

Ahmeti mbikëqyr çerdhen që po ndërtohet në Vranjefc, tregon kur do përfundojë (Foto)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë ditë së sotme i mbikëqyri punimet tek çerdhja e re që po ndërtohet në Kodrën e Trimave, çerdhe kjo që do të jetë më e madhja në Prishtinë.

 “Kjo çerdhe ka kapacitet për 240 fëmijë. Është çerdhja e gjashtë që po e hapim në këto katër vite, me bazë në komunitet, të cilës së shpejti do t’i bashkëngjitet edhe çerdhja në Tophane. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me hapjen e çerdheve të reja. Do të vazhdojmë ta përmirësojmë edhe më tutje edhe cilësinë e ushqimit, e edhe cilësinë e edukimit në çerdhe”, tha Ahmeti, transmeton Indeksonline.

Kjo çerdhe do të përfundohet edhe një muaj e gjysmë. Për vitin 2018, kemi planifikuar që t’i kemi edhe katër çerdhe të reja, në Kolovicë, Bardhosh, Kalabri dhe Veterrnik./Indeksonline/


Lexo të tjera