21:24 / E enjte, 12 Tetor 2017

Debati i kandidatëve për Vushtrri, a i përkrahin postierët në fushatë?

Debati i kandidatëve për Vushtrri, a i përkrahin postierët në fushatë?

Kandidatët për kryetarë të komunës së Vushtrrisë janë duke zhvilluar një debat për zgjedhjet në magazinën lokale.

Ky takim ka filluar me temën se sa i përkrahin postierët në këtë vend gjatë fushatës.

Përveq kandidatit të LDK-së, Xhafer Tahirit i cili tha se është i vendosur të mos vendos postierë gjatë fushatës, ndryshe shprehen qëndrim ata të AAK-së, AKR-së dhe VV-së.

"Kam vendos që në këtë fushatë të mos vendosi asnjë poster në qytetin  e Vushtrisë, për arsye se ky qytet është shumë i ndotur dhe me këtë qytetarët duhet të lexojne programet tona dhe të dëgjojnë, këtë praktike e ka bërë Lidhja demokratike e Kosovës”, ka thënë tahiri.

Në anën tjetër kandidati i AAK-së për Vushtrri, Lutfi Bilalli tha se kësaj gare do t’i përkushtohet kryesisht një sistemi të gjermanëve.

“Në Vushtrri gjatë kësaj fushate ka postiere të kandidatëve. Gara në vushtrri është e kulturuar, un jam munduar të mbajë një balanc në këtë garë. Jam ithtar i një kulture të një sistemi siç i kanë gjermanët në tri pika  Disipline, model të hapur”, ka thënë Bilalli.

Ndërsa ai i Vetëvendosjes, Besim Muzaqi tha se subjekti i tyre do ta lë mprapa PAN-in dhe LAA-n sipas tij, do të dominojnë në nivel lokal.

“Vetëvendosje është subjekti më i madh në vushtrri ashtu si edhe në Kosovë, duke lënë mbrapa Panin dhe LAA kjo votë do të kthehet edhe në nivelin Lokal, ndryshimi ndodh vetë me VV-në”, ka thënë Muzaqi.

Ndryshe nga kandidati i LDK-së ka vendosur ai i AKR-së, Nasuf Aliu ku tha se janë të përqëndruar më shumë në rrjete sociale se sa në postiere në këtë fushatë.

“Çdo njani ka vendosur në mënyrën e vet për fushatë ne jemi fokusuar me tepër në rrjete sociale. Jo në postiere në Vushtrri. Ne kemi me dhënë një alternativë për qytetarët në Vushtrri. /Indeksonline/

Lexo të tjera