12:29 / E mërkurë, 04 Tetor 2017

Gani Dreshaj i jep "myzhden" e radhës Istogut, një super projekt për këtë komunë

Gani Dreshaj i jep "myzhden" e radhës Istogut, një super projekt për këtë komunë

Kandidati për kryetar të Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj vazhdon të prezantoi planin e tij tejet të fuqishëm për këtë komunë.

Dreshaj ka pritur dy mysafirë të veçantë nga Gjermania, politikanin e njohur gjerman, Friebert Plfuger dhe sekretarin gjeneral të Asociacionit Gjermano-Kosovar për biznes, Selim Abu-Abed. 

Në një takim të përbashkët me kryeministrin Haradinaj, Dreshaj ka prezantuar planin e tij për ndërtimin e një shkolle profesionale në Banjë të Istogut. Dreshaj ka marrë përkrahjen e gjermanëve për financimin e këtij projekti, projekt që pritet të nisë në fillim të vitit 2018.

Madje Dreshaj do të lëshoi tokën e tij për ndërtimin e kësaj shkolle e cila do të jetë në drejtimet e mjeksisë.

"Gjermania ka nevojë për kuadro në mjeksi. Me përkrahjen e miqëve nga Gjermania, ne do të ndërtojmë një shkollë profesionale me drejtimet e mjeksisë. Pres që të jenë deri në 1500 nxënës pjesë e kësaj shkolle. Kuadrot do të iu sigurohet puna në Gjermani me marrëveshje të dyanshme. Në këtë mënyrë rinia e Istogut do të jetë nga më të përgatiturat në Kosovë. Në këtë mënyrë ne do të ndihmojmë që studentët tanë të bëjnë emër edhe në Evropë me punë profesionale" ka thënë Gani Dreshaj./Indeksonline/

Lexo të tjera