09:43 / E premte, 13 Tetor 2017

Jahir Morina - Gipa: Ligji për Prishtinën, përkushtim i përmbushur i Haradinajt

Jahir Morina - Gipa: Ligji për Prishtinën, përkushtim i përmbushur i Haradinajt

Kandidati për asamble komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Prishtinë, Jahir Morina - Gipa ka shpalosur platformën  e tij për problemet e lagjes “Bregu i Diellit” të Prishtinës.

Ai ka listuar prioritetet e tij për këtë lagje, duke përmendur banesat e bardha, të hirit dhe të kuqet.

Ja postimi i tij:

Platforma për problemet e Lagjes “Bregu I Diellit”

(Banesat e bardha, Banesat e hirit, Banesat e kuqe)

1. Punësimi i përsonave në lagje per mirëmbajtje dhe siguri në partneritet publiko privat.

2. Vendojsa e ashensorve të rinjë në ndertesat që nuk posedojn ashensor, mirëmbajtja dhe  riparimi i ashensorëve në banesat ekzistuse në partneritet publiko privat (50/50).

3. Mirëmbajtja e ndërtesave të përbashkëta: fasadimi, ndriqimi, lyerja, vendosja e dritave me panel diellor ,riparimi i dyshemeve të dëmtuara në koridore,vendosja e sistemit të kutive të hidraranteve si dhe punësimi i një administratori për mirëmbajtje të objektit.

4. Ngrohja qëndrore e qytetit – Kyçja e të gjitha ndërtesave dhe shtëpive në rrjetin e ngrohjes qëndrore të qytetit.

5. Krijimi i infrastrukturës– Krijimi i trotuarëve, riparimi dhe ndriqimi i rrugëve, ndërtimi i shkollave,  qerdheve të reja,  qendrave për mjekësi familjare, si dhe aplikimi I mjekut familjar në shërbime në shtëpi.

6.Shërbimet e trafikut urban – Vendosja e stacioneve moderne me tabela informuese për itinerarin e autobusëve sa me të shpesht 5-10 min krijimi I kartelave per te gjithe nxenesit e shkolles dhe te gjith qytetaret me nje shume jo me të madhe 5-10 €,  ndërsa  për  invalid dhe pensionist pa pages .         

7.Decentralizimi i shërbimeve komunale - Krijimi I bashkësive lokale duke dhenë  shërbime, ngritjen e sigurisë (policia ne komunitet), pagesa të shërbimeve komunale, taksat rryma uji kanalizimi.            

8.Krijimi i hapësirave të gjelbëruara, rekreative sportive për të gjitha moshat si dhe mirëmbajtja nga personat e punesuar ne lagje.

9.Largimi i qenve endacak duke sigurar jetën e qytetarve.

10.Krijimi i parkingjeve  –Identifikimi i vendparkimeve perms kufizimit me vija sipas rregullave te trafikut.

Ne nuk premtojme ne punojme dhe realizojme te gjitha kerkesat dhe nevojat e qytetarve!

LIGJI PËR PRISHTINËN – PËRKUSHTIM I PËRMBUSHUR I KRYEMINISTRIT HARADINAJ

 

Lexo të tjera