09:41 / E enjte, 12 Tetor 2017

Kandidati i PDK-së për Istog prezanton planin për sheshin ‘Ibrahim Rugova’ (Video)

Kandidati i PDK-së për Istog prezanton planin për sheshin ‘Ibrahim Rugova’ (Video)

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Istogut, Beqir Sadikaj, ka prezantuar planin e rregullimit të sheshit ‘Ibrahim Rugova’ në këtë komunë.

Me këtë rast ai ka publikuar edhe një video përmes së cilës mund të shihet plani në fjalë për rregullimin e këtij sheshi.

Ai ka shtuar se përderisa të tjerë flasin, këta të fundit kanë zgjedhur të punojnë, transmeton Indeksonline.

Kandidati i PDK-së ka shtuar po ashtu se në vitin 2017 të ketë qytet pa shesh, pa treg, pa park, pa sallë sporti, pa sallë leximi, pa galeri, pa muze, kinema e teatro është e papranueshme.

Ky është postimi i plotë:

Përderisa të tjerët flasin ne kemi zgjedhur të punojmë. Kur të tjerët ankohen për vështirësit ne kemi vendosur që të zgjedhim çdo vështirësi vetëm e vetëm që qytetarit të Istogut të i përmirësojmë kualitetin e jetës.

Ju kërkojë 1 minutë e 30 sekonda nga koha e juaj që të shikoni se si do të ndërtohet sheshi i qytetit “Ibrahim Rugova” i cili do të jetë në harmoni të plotë me Memorialin “Ibrahim Rugova” si dhe me Lapidarin e Dëshmorëve të kombit dhe me fasadimin e tërë ndërtesave të qytetit. Poashtu do të fillojmë negociatat për zgjidhjen e pronësisë së truallit të Lapidarit të Dëshmorëve.

Në vitin 2017 të ketë qytet pa shesh,pa treg, pa park, pa sallë sporti, pa sallë leximi, pa galeri, pa muze, pa kinema dhe pa teatro është e papranushme. Andaj, bashkëqytetar të nderuar me votën tuaj ju jeni forca e vërtet e ndryshimit.

Me respekt, Prof.Dr. Beqir Sadikaj

Lexo të tjera