17:25 / E enjte, 12 Tetor 2017

Shaqir Totaj: Me fondin për zhvillim, do të rrisim mirëqenien në familjet prizrenase [Foto]

Shaqir Totaj: Me fondin për zhvillim, do të rrisim mirëqenien në familjet prizrenase [Foto]

Kandidati për kryetar, njëherit kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot, vazhdoi me takime nëpër bizneset  ndryshme të komunës së Prizrenit, duke vizituar fabrikën e tullave në Landovicë, hekurpunuesin në Arbanë dhe vreshtarin në Anadrini.

Totaj u zotua në përkrahje të bizneseve të vogla dhe të mesme, në mënyrë që të rrisim numrin e punëtorëve dhe mirëqenien në familjet prizrenase. Kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, z.Shaqir Totaj, theksoi se Fondi i Zhvillimit prej 2 milionë eurosh po mirëpritet nga të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme në Prizren.

Paltforma qeverisëse e kryetarit të ardhshëm të komunës së Prizrenit, z.Shaqir Totaj, ka në listë të prioriteve ndihemësën e bizneseve ekzistuese dhe atyre të reja, si kusht për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.



Lexo të tjera