17:22 / E enjte, 12 Tetor 2017

Veliu: Bujqësia ndër prioritetet kryesore (Foto)

Veliu: Bujqësia ndër prioritetet kryesore (Foto)

Agim Veliu sot ka bërë një vizitë në fshatin Peran.

Kandidati për kryetar komune nga LDK, ka thënë se familja Mulliqi nga ky fshat përmes seres së tyre ka krijuar vende pune, shkruan Indeksonline.

Veliu njëherit është zotuar se bujqësia ka qenë dhe do të mbetet ndër prioritetet kryesore.

Shkrimi i plotë i Veliut: Sot vizitova serat e familjes Mulliqi në fshatin Peran. Kjo familje përmes punës në bujqësi ka krijuar vende pune dhe sjell në treg produkte cilësore.  Bujqësia ka qenë dhe do të mbetet ndër prioritetet kryesore. #LidhjaPërPodujevën #LDK47


Lexo të tjera