09:22 / E enjte, 12 Tetor 2017

Veseli: Gruaja “shtyllë e familjes” është shumë pak për gratë (Foto)

Veseli: Gruaja “shtyllë e familjes” është shumë pak për gratë (Foto)

Kreu i PDK-së ka mbajtur mbrëmë një tubim elektoral me qindra gra në Drenas.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se të quhet gruaja “shtyllë e familjes” është shumë pak për PDK-në.

“Në shoqërinë tonë jemi mësuar ta quajmë gruan “shtyllë të familjes”. Por, për Partinë Demokratike të Kosovës kjo është pak. Gruaja është shtyllë e shoqërisë - ky është vizioni i PDK-së. Gruaja është shtyllë e shtetit - ky është vendimi i PDK-së. Gruaja është baza e zhvillimit ekonomik - ky është programi ekonomik i PDK-së. S’mund të ketë zhvillim ekonomik, forcim të demokracisë dhe emancipim të familjes pa përfshirjen, aktivizimin dhe lidershipin e grave”, ka shkruar Veseli.

Lexo të tjera