21:41 / E enjte, 12 Tetor 2017

Vojvoda: Prioritet e kemi zhvillimin e bujqësisë në Vushtrri

Vojvoda: Prioritet e kemi zhvillimin e bujqësisë në Vushtrri

Kandidati nga “Nisma” për kryetar të Vushtrrisë, Avdullah Vojvoda ka thënë se prioritet në qeverisjen e tij është zhvillimi i bujqësisë, si bazë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

“Programi ynë bazohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, bujqësinë, arsimin, rininë dhe sportin. Ne duam të krijojmë bazë të mirë për zhvillim dhe zbutje të varfërisë, barazi sociale dhe solidaritet shoqëror”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Ne e kemi prioritet bujqësinë, sepse Vushtrria ka tokë të plleshme dhe bujqit tanë mund të kenë perspektivë. Bujqve do t’u mundësojmë mekanizëm më të mirë, farëra cilësore, subvencionim të derivateve dhe siguri për produktet e tyre”.

Lexo të tjera