13:10 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Zgjedhet guvernatori ri i Bankës Qendrore të Kosovës

Me shumicë votash, Fehmi Mehmeti është zgjedhur Guvernatori i ri i Bankws Qendrore të Kosovës (BQK).

Pas votimit të fshehtë të deputetëve, komisioni ka numëruar rend votat, ku Fehmi Mehmeti mori 60 vota, shkruan Indeksonline.

Pas tij mbeti ish deputeti i VV-së, Besnik Bislimi me 30 vota dhe të tjerë me më pak vota.

Fehmi Mehmeti – deri tash ka qenë ushtrues detyre si guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës./Indeksonline/