09:31 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Zhduket” nata në shumë shtete të botës, ja rreziku që vije bashkë me të

Një analizë e fotografive të Tokës gjatë natës tregon se drita artificiale po bëhet më e ndritshme çdo vit e më shumë.

Midis vitit 2012 dhe 2016, sipërfaqja e ndriçuar në mënyrë artificiale e planetit u rrit më shumë se 2 për qind në vit.

Shkencëtarët thonë se një “humbje e natës” në shumë vende ka pasojë negative për “florën, faunën dhe mirëqenien njerëzore”.

Këto gjetje u botuan në revistën Science Advances, transmeton Indeksonline.

Studimi i tyre përdori të dhëna nga një radiometër satelitor NASA- një pajisje e projektuar posaçërisht për të matur shkëlqimin e dritës së natës.

Ajo tregoi se ndryshimet në shkëlqimin me kalimin e kohës ndryshonin  në shumë vende.

Disa nga “kombet më të ndritshme”  të botës, si SHBA dhe Spanja, mbetën të njëjta. Shumica e kombeve në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi u bënë më të ndritshme.

Vetëm disa vende treguan rënie të shkëlqimit, si Jemeni dhe Siria- të dyja këto të cilat janë në zonë lufte.

Po ta shikosh këtë pamje me të vërtetë duket bukur, por ndriçimi artificial ka pasoja të padëshiruara për shëndetin e njeriut dhe mjedisin./Indeksonline/