19:59 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zhgënjen Milani, nuk fiton as ndaj Atalantas

Milani ka barazuar me Atalantan në San Siro me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Serie A.

Rosonerët kaluan në epërsi në minutën e dytë të ndeshjes me golin e Gonzalo Higuain.

Edhe për kundër rasteve të shumta pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0, shkruan indeksonline.

Nëntë minuta me të filluar pjesa e dyta Gomez barazoi rezultatin.

Por Milani u kundërpërgjigj me golin e Bonaventuras në minutën e 61-të të ndeshjes.

Për rezultatin 2-2 realizoi Rigoni në minutën e dytë shtesë të ndeshjes.

Me këtë barazim, Milani është në pozitën e 13 me pesë pikë aq sa Atalanta dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/

Temat: